Paralajmërimi i Ramës: Dardha e ka bishtin pas, drejtësia e pastruar do merret dhe me politikanë

0
260
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama vijoi turin e llogaridhënies në Lushnjë, nga ky foli edhe për reformën në drejtësi. Teksa komentoi vettingun për prokurorët dhe gjyqtarët, Rama paralajmëroi se reforma nuk do të ndalet me kaq. Ai përmendi një shprehje të vjetër; ‘dardha e ka bishtin mbas’, ndërsa shtoi se në sistemin e drejtësisë do të kalojnë politikanë dhe biznesmenë.

“Kemi kaluar 10 mijë raste ankesash dhe kërkesash dh e gjithë ajo pjesë që lidhet me administratën merr adresimin e menjëhershëm dhe zgjidhet kur i takon individit apo komunitetit. Një pjesë e rasteve lidhen me procese gjyqësore, por administrata ska ndikim tek gjykatat.

Por kjo është arsyeje pse ne po shtyhemi fort për të bërë reformën në drejtësi, për të pastruar sistemin nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Një pjesë e tyre përjashtohen nga sistemi për shkak të pasurisë.

Shumëkush mendon këtu se historia mbaron këtu, por në fakt është rasti të kujtojmë thënien se ‘dardha e ka bishtin pas’. Reforma do merret me të gjithë, politikanë, biznesmenë, pas sistemi i pastruar i drejtësisë do të merret me të gjithë, si të barabartë para ligjit”, pohoi ai.

Zjarr Tv Ad