Paralajmërimi i Ramës: Kazinotë dhe lojrat e fatit të heqin reklamat

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një dalje për mediat ka komunizuar vendimet e rëndësishme të marra sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për mbështetjen e familjes, sigurinë e rregullin në shkolla dhe përshkallëzimin e luftës kundër krimit. në 150 shkolla të vendit do të vendosen oficerët e sigurisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ndërkohë që ka lajmëruar dhe ndryshim në ligjin për lojrat e fatit. “Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, baste me kauj, qen apo cdo kafshe tjetër.

“Përtej argumenteve të bizneseve, të punësuarve dhe të ardhurave janë dyfishuar me të shkuarën. Kjo është rritur përmes formalizmit. Në të shkuarën kishte 40 kompani, të cilët paguanin gjysmën e taksave. Sot ka 20 dhe paguajnë dyfishin e taksave. Kazinotë dhe lojërat e fatit.  S’do lejohen pika të tjera. Nuk do të ngrihet asnjë qepen i kazinove  të reja në Shqipëri . Mediat të heqin të gjitha reklamat nga faqet e tyre, nga ekranet e radiove dhe telvizioneve për pikat e basteve. Ne do të mbyllim  me forcë të gjitha faqet on-line të cilat shkelin ligjin.  Qeveria ka nisur ndryshime për paktën e të “Fortëve”, përmes përshakllëzimit të kontrolleve.”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad