Paralajmërimi i Vasilit: Shqiptarë jini vigjilentë, Venecia konfirmon se qeveria po ju vjedh pronat!

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se shqiptarët duhet të jenë vigjilent, pasi edhe Komisioni i Venecias ka konfirmuar se qeveria po vjedh pronat.

Sipas tij, Komisioni i Venecias shprehet qartësisht se kjo qeveri grabit pronat e shqiptarëve, duke shkelur të drejtat e njeriut.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Shqiptare jini vigjilente,Venecia konfirmon se qeveria po ju vjedh pronat!

Komisioni i Venecias konfirmon qarte se rilindja shkel Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut per pronat.

Venecia konfirmon gjithshtu qarte se rilindja shkel Kushtetuten per te grabitur pronat e shqiptareve.

Rilindja e la Shqiperine pa Gjykate Kushtetuese qe te vidhte pronat e pashqetesuar sepse qytetaret nuk kane se ku te ankohen.

Rilindja gjallon mbi grabitjen e prones se qytetareve. Ne krye te grabitjes eshte vete Kryeministri. Kjo eshte nje vjedhje monstruoze qeveritare e prones se shqiptareve me qellime korruptive per perfitim miliardash,prandaj edhe ne projektligj kompetencat e procedurat,qe duhet te percaktoje ligji i rremben qeveria qe ti rrembeje pronat sipas qejfit.

Kemi nje qeveri qe dite e nate punon e vepron per vjedhjen e pronave te shqiptareve.

Dhe hajde degjo pastaj keto gulçimet e perbetimet histerike te kryeministrit,i cili prin ne krye te qeverise me te korruptuar,qe ndertoi antishtetin me te kriminalizuar te Europes ne Shqiperi.

Lexoni cfare thote Komisioni i Venecias:

“Ekziston një rrezik i lartë që projektligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare.

Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

 

Zjarr Tv Ad