Paralajmërohet protestë ditën e sotme para Kryeministrisë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një protestë paqësore është paralajmëruar se do të mbahet ditën e nesërme (29) përpara godinës së Kryeministrisë.

Protesta është organizuar nga prindër të kopshtit “Zübeyde Hanım” të mbyllur me vendim të qeverisë, të cilët njoftojnë se do të protestojnë paqësisht me fëmijët e tyre.

Me moton “Reago për fëmijën tënd, protesto për padrejtësinë”, kjo protestë vjen vetëm pak ditë pas protestave të studentëve të kolegjit “Turgut Ozaz”, gjithashtu i mbyllur me vendim qeverie si pjesë e asaj që shumë e kanë quajtur një fushatë për mbylljen e institucioneve “gyleniste” në Shqipëri, pas presionit të qeverisë turke.

Ministria e Arsimit e mbylli këtë kopsht me argumentimin se nuk kishte deklaruar ndryshimin e vendndodhjes, e njëjta arsye e përdorur për mbylljen e kolegjit Turgut Ozal”. Por në reagimin për media, institucionet e kopshtit thanë se kërkesave të tyre për regjistrimin e vendndodhjes së re, Ministria e Arsimit nuk u është përgjigjur.

Kopshti tha se vendimi për mbylljen ka prekur 200 familje dhe 35 mësues.

Zjarr Tv Ad