Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje kriminale orët e vona të natës.
Forcat Policore Shqiponja në Vlorë kanë ndjekur një 42-vjeçar për rreth 15 minuta, pasi ky i fundit nuk i është bindur patrullës së policisë.
Abc mëson se 42-vjeçari me iniciale H.H, banues në lagjen Partizani Vlorë u arrestua rreth orës 01:50.
Ky shtetas lëvizte me automjetin e tij tip Porsche ngjyre Blu pa targa dhe nuk ju bind urdhrit te ligjshëm te patrullës Shqiponja 1 për te ndaluar por u largua me shpejtësi ne brendësi të lagjes Isa Boletini.
42-vjeçari ishte i maskuar, ndalimi dhe prangosja e tij u bë në një e rruge dytësore pas rreth 15 minutash ndjekje.
Në momentin e prangosjes i maskuari tha se ishte konfliktuar te një klub nate “Club Calvin” dhe për ketë arsye ishte maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.