Parashikimi i Haxhiut: 35 deputetët që bojkotuan Kuvendin e PD, të presin zgjedhjet lokale dhe të luftojnë Berishën siç i luftoi ai

0
312
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Baton Haxhiu thotë se grupi i deputetëve që nuk iu bashkua Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, tashmë e ka humbur fuqinë e argumentave apo edhe të vendimmarjes.

Haxhiu thotë se 35 depuetët demokratë tashmë duhet vetëm të presin, deri në zgjedhjet lokale dhe të sulmojnë Berishën me të njëjtat argumente që ai i ka sulmuar, kur PD-ja e drejtuar prej tij të humbasë zgjedhjet e ardhshme.

“Ka forcuar pozicionin e vet, ka forcuar rrugën e vet. Ai e di që 30 e ca deputetë që janë aty, janë oportunistë dhe do të kthehen. Ai realisht e ka rrugën hapur për të negociuar në të ardhmen. Beteja në të ardhmen është të presim se çfarë do të thotë gjykata, është shumë vonë.

Nuk ka fuqi më ky grup që të ndërtojë politikë për zgjedhjet e ardhshme. Ajo që unë besoj është se ky grup me 35 deputetë, pret në zgjedhjet lokale dhe të luftojë Sali Berishën me të njëjtat argumente që i ka luftuar ai këta. Sepse ky ose do i marrë zgjedhjet me dhunë, ose nuk do pranojë rezultatin”, u shpreh Baton Haxhiu në emisionin “Opinion”.

Zjarr Tv Ad