Parashikimi i Kreshnik Spahiut: Ja cilët janë 5 emrat që PS do të propozojë për President

0
1162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me djegien e raundit të tretë pa një kandidat të propozuar nga opozita, zgjedhja e Presidentit të Republikës është në duart e mazhorancës.

Së fundmi, analisti Kreshnik Spahiu ka bërë parashikimin e tij duke publikuar pesë emra si kandidatë të mundshëm për të zëvëndësuar presidentin Ilir Meta.

Përmes një positmi në “Facebook”, Spahiu ka listuar Ina Ramën, Majlinda Bregun, Mentor Petrelën, Visar Zhitin dhe Valdete Salën, ku sipas tij një prej tyre do të votohet nga Kuvendi për të qenë President i Republikës së Shqipërisë.

Postimi i plotë:

PARASHIKIMI IM

Kuvendi do zgjedh President një nga këto 5 emra:

1- Ina Rama

2- Majlinda Bregu

3- Mentor Petrela

4- Visar Zhiti

5- Valdete Sala

Me parashikim nuk nënkuptoj dëshirë por ”nuhatje”

Zjarr Tv Ad