Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët në qendër, në relievet kodrinore- malore në jug dhe në lindje reshjet priten me intensitet deri mestar në periudha afatshkurtra, me rrebeshe të vrullshme shtrëngata e stuhi me shkarkesa elektrike dhe breshër në zona të izoluara.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim -verilindje me shpejtësi mesatare deri 8 m/sek, në brigjet e bregdetit veriperëndimor shkon deri në 12 m/sek.Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.