Parashikimi i motit/ Ja si ndryshon koha në orët e ardhshme

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vend, ditën e enjte parashikohet që moti të nisë i vranët.

Gradualisht prej mesditës, në pjesën më të madhe të vendit do të nisin kthjellimet, përjashtuar jugun.

Ndërkaq, reshje shiu fillimisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, por prej mesditës do të përqendrohen në jug, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e shiut, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 5ºC deri në 15ºC

zonat e ulëta 8ºC deri në 22ºC

zonat bregdetare 12ºC deri në 21ºC

Zjarr Tv Ad