Parashikimi i Ylli Manjanit për zgjedhjet: Nëse Lulzim Basha humbet zgjedhjet, atëherë do të jetë…

0
24182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale. Manjani shkruan se shprehja “fajin e ka Luli”, është justifikim për të gjithë ata që flirtojnë me pushtetin.

Manjani rendit edhe disa përkufizime të tjera të kësaj shprehje, aq të përdorur nga qeveria Rama. Gjithashtu, Manjani shprehet se; nëse Basha nuk vjen në qeveri, mund të jetë humbje për karrierën e tij, por zgjatja e jetës së një pushteti monist është përgjegjësia dhe kostoja jonë.

Postimi:

“Pushteti buron nga vota, jo nga Luli.

Shprehja “fajin e ka Luli”, është:

  1. Justifikim për të gjithë ata që flirtojnë me pushtetin.
  2. Paburrni e të gjithë atyre që rrefuzojnë të përballen e pushtetin.
  3. Hile e të gjithë atyre që flejnë me “mullixhiun” e Surrelit.
  4. Papërgjegjshmëri e të gjithë atyre që nuk shohin momentin më të vështirë që po kalon sistemi demokratik në vend.
  5. Dorëzim pa kushte ose për një thes miell ndaj arrogancës që sundon.

Asnjë nga këto që shprehen me fajsinë e Lulit, nuk thonë se çfarë do bënin më mirë nëse do ishin në vend të Tij. Vetëm thonë se ai e ka fajin.

Pra janë edhe pa argument e të pa sinqertë…

Nejse, po mua nuk më intereson aspak përgjegjësia apo fajsia e Lulit, sepse pushteti buron nga vota.

Nëse njerëzia votën e japin qesim, me hilé, në paburrni, me lek(apo miell) pse ka faj Luli?!

Nëse njerëzia duan dhe zgjedhin komunizmin dhe jo tregun; dajakun dhe jo lirinë; propagandën dhe jo fjalën e lirë; lindjen dhe jo perëndimin, nuk e kuptoj e as më intereson më “faji” i Lulit.

Nuk të ka faj askush pse e hedh votën ti sipas qejfit, o njeri!!!

Rregulli e do që Luli të shpallet “fajtor” kur dështon në qeverisje dhe jo kur nuk votohet për ta marrë atë.

Nëse Ai nuk vjen në qeveri mund të jetë humbje për karrierën e tij, por zgjatja e jetës së një pushteti monist është përgjegjësia dhe kosto e jonë.

E në këtë pikë sna ka faj më askush.” – ka shkruar Ylli Manjani.

Zjarr Tv Ad