Deputeti Oerd Bylykbashi, i cili kishte parashikuar 5 muaj më parë pazarin mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për vetingun, reagoi sërish duke theksuar se më 10 shkurt, pazarit i doli në dritë edhe çmimi.
“Më jep kalin e vetingut, të të lë gomarin e reformës zgjedhore e territoriale për xhiro në oborr. Në fillim të tetorit 2021, denoncova pazarin që Rama i ofronte Bashës: më jep zgjatjen e mandatit të komisionerëve të vettingut, të të jap reformën territoriale.
Basha reagoi sikur i shkela bishtin. “Me kë ke kontaktuar ti Oerd për këtë ofertë?” Ishte pyetja që e tradhëtoi njësoj si ai që kthehet tek vendi i zullumit. Marrëveshja ka ndodhur herët, por në shtator e tetor filloi përpjekja për ta shitur atë pazar të ulët si një përpjekje për të bërë reforma të mëdha, si bukë dhe cirk për të fshehur krizën.
Më datë 10 shkurt 2022 me votimin e përbashkët të Ramës dhe Bashës, pazarit i doli në dritë edhe çmimi. Pa ndryshuar sistemin zgjedhor, gjithçka mbetet një pazar që opozitës nuk i vlen,” shkruan Bylykbashi.