Parashutizmi, sporti më i ri në Hong Kong

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Durimi vlerësohet në parashutizëm”, shpjegon Lam, një pedagog universiteti dhe konsulent të rinjsh, që ka sjellë me vete 3 fillestarë dhe pajisjet e duhura për fluturim, ndërkohë që kanë pritur për dy orë në acar, që moti të marrë një kthesë.

“Hong Kongu është një xhungël betoni, është shumë i populluar dhe ka gjithnjë shumë njerëz kudo të shkosh. Por, kur je në qiell, je i lirë. Duket sikur nuk ka kufi”, tha Giovanni Lam.

Pasi retë u shpërndanë, ai dhe studentët e tij u nisën në fluturim. Për pjesën më të madhe të banorëve të Hong Kongut, parashutizmi është një prej sporteve që ofron çlirim nga stresi i qytetit. Vetë Lam shpreson që sporti do të ndihmojë studentët e tij, të fitojnë një perspektivë tjetër për qytetin në të cilin jetojnë.

“Isha e frikësuar në fillim, pasi ishte hera e parë dhe nuk kishte asnjë njeri para meje për të më mbrojtur. Por, pasi u nisa në fluturim, reagimi i parë ishte shumë i bukur. Ishte ndryshe nga ajo që ne shohim normalisht”, tha Carmen Li, studente.

 

Zjarr Tv Ad