Ish-kryeministri Sali Berisha komenton deklaratën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për grabitjen në aeroportin e Rinasit.
Berisha thotë se sipas Lleshajt, paratë janë djegur. Për ish-kryeministrit, ky është një pranim i vjedhjes shtetërore elektorale të kryeministrit Rama.
POSTIMI I BERISHËS
Paratë e grabitjes se shekullit u gjeten!
Pranohet vjedhje shtetërore elektorale nga Edvin Kristaq Hajni!
Miq, mbrëmë nëpërmjet Vasal Kimikut, Edvini bëri deklaratën që nuk ja rrokte kujt mendja njeriu në botë. Ai tha se paratë janë djegur, me fjalë të tjetra:
– i grabitem për t’u ngrohur dhe,
– nuk i morëm për të blerë vota..! sb
Minisitri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi dje se autorët do arrestohen. Ndërsa sa i përket sasisë së parave të grabitura për të cilat tha se janë rreth 5 mln euro, Lleshaj tha se nuk mund të parashikojë ç’mund të jetë bërë më to, duke shtuar se mund edhe të jenë djegur.
“Unë kam notën maksimale për policinë e shtetit në këtë rast. Çfarëdo sulmi mund të kërkohet në këtë rast, duhet kërkuar diku tjetër, por jo tek policia, ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam besimplotë që ngjarja do të zbardhet, arrestimi dhe rikuperimi i parave është një proces që…nuk mund të them gjë, se paratë mund të jenë djegur, po spekuloj, por nuk mund të bëj parashikime. Provat e mbledhura e bëjnë suksesin real”, pohoi ministri.