Paratë ruse në PD? Mandia: Do të marrim në pyetje Bashën

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e komisionit të auditit për hetimi ne parave rusë ne PD, Ledina Mandia, në një lidhje me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka deklaruar se çfarë po ndodh me këtë çështje.

Ajo tha se komisioni i auditit kërkon që të hedhë dritë mbi të vërtetën, dhe të krijojë një imazh të pastër të PD-së.

Mandia shtoi se lidhur me akuzat për paratë ruse komisioni do të thërrasë për të pyetur edhe Lulzim Bashën.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Nëse thuhet se nuk ka dokumenta, çfarë do të kërkoni? Mund të thërrisni zotin Basha për ta pyetur, por nëse ai ju refuzon, çfarë do hetoni po nuik patët materiual?

Mandia: Është e vërtetë që dokumenta nuk ka, ka një vendim Gjykata ku Basha, Ristani dhe Dizdari kanë qenë nën hetim, por akuzat janë mbyllur dhe çështja është pushuar. Do të thotë që nuk ka patur para ruse për lkobimin e PD. Por para disa javësh patëm raportet e inteligjencës ku flitet që ka patur para ruse. Prandaj për të sqaruar këtë situatë është e nevojshme që për qytetarët shqiptarë por dhe vetë zotin Basha të bëhej një transparencë totale. Ne do të bëjmë në një kohë tjetër listën që do të jenë pjesë e procesit që do të dëshmojnë, është pjesë e planit të punës. Procesi do të bazohet tek parimet dhe transparenca.

Do të ketë rregullave për marrjen e këtyre provave, edhe zoti Basha do të thirret.

Xhafo: Ku do i zhvilloni seancat?

Mandia: Në seli.

Xhafo: Ju mendoni se do të vijë Basha dhe do të hyjë në seli me 20 kamera që do e filmojmë?

Mandia: Seancat do të jenë të mbyllura, nuk do të bëjmë show.

Xhafo: Do të jetë e fshehtë

Zjarr Tv Ad