Paratici nis “peshkimin”, zbulohen 3 objektivat e merkatos së verës

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dëshira për të triumfuar në UEFA Champions League ka nisur ta shtyjë drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici të hedh sytë nga merkato.

“Turneu” ka nisur nga Italia dhe më konkretisht nga Gjenova. Ai ka ndjekur nga afër takimin mes Sampdorias dhe Lazios, ku ka parë nga afër disa futbollistë. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Paratici ka qënë prezent në “Artemio Francchi”, ku ndoqi nga afër sfidën Fiorentina-Sassuolo.

Një takim i mbushur me mjaft emocione por edhe objektiva kryesor të Paratici. Në krye të listët së dëshirave të bardhezinjve është padyshim Federico Chiesa ku së shpejti do të fillojnë kontaktet me Fiorentinën. Paratici është serioz dhe prania e tij në “Artemio Franchi” është një tjetër tregues i kësaj.

Megjithatë, Chiesa nuk ishte i vetmi lojtar në vëzhgim. Stefano Sensi luajti një lojë të nivelit më të lartë dhe Paratici e ka vlerësuar atë për vite të tëra, pavarësisht faktit se Milan qëndron dinjitoze në këtë pistë.

Merih Demiral është një tjetër emër që i intereson bardhezinjve, i cili po studion një lëvizje të mundshme, me idenë e lënies së mbrojtësit turk te Sassuolo për një vit tjetër. Pista që përgatisin ambientin bardhezi se merkato e kësaj vere do të jetë më e zjarrtë se kurrë.

 

Zjarr Tv Ad