Paris, Mikail Gorbaçov jep vizionin e tij mbi botën në një testament politik

0
198
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i fundit sovjetik, Mikail Gorbaçov (Mikhail Gorbachev) do të botojë së shpejti një libër të ri, në formën e një testamenti politik, në të cilin njeriu i Glasnostit dhe Perestrojkës shfaq vizionin e tij për shekullin XXI.

I titulluar “E ardhmja e botës”, vepra e ish-drejtuesit 88-vjeçar do të botohet më 9 nëntor, pak para 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, atëherë kur Mikhail Gorbaçov drejtonte BRSS-në.

“Garantimi i paqes është kushti kryesor për të menaxhuar problemet globale, si kriza mjedisore, terrorizmi ndërkombëtar, migracioni dhe tërë sfidat e tjera, ku përqendrohet detyrimisht vëmendja e shteteve dhe e organizatave ndërkombëtare”, shprehet ish-nobelisti për paqen.

Zjarr Tv Ad