Paris/ Nis gjyqi për masakrën e ‘Charlie Hebdo’

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Gjykatën Speciale të Vlerësimeve në Paris, ka nisur sot gjyqi ndaj 14 të pandehurve që dyshohet se i kanë dhënë mbështetje logjistike vëllezërve Kouachi dhe Amédy Coulibaly, autorë të sulmit në redaksinë e revistës satirike Charlie Hebdo  në vitin 2015

Avokatët e palëve të dëmtuara u shprehën se gjyqi është një rast historik për mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe gjithë vlerave që janë baza e Republikës Franceze.

Gjyqi fillimisht ishte planifikuar të niste para stinës së verës, por që u shty për shkak të pandemisë Covid.

Seancat dëgjimore që do të zhvillohen nën masa të forta sigurie, do vazhdojnë deri më 10 nëntor

Për Francën, masakrat e janarit të vitit 2015 ishin të parat e një serie që arriti kulmin në sulmet ndaj ‘Bataclan’, ‘Stade de France’ dhe në rrethe të ndryshme të kryeqytetit Paris.

Nga Bejruti, ku ndodhet për një vizitë disa ditore, Presidenti Emmanuel Macron tha se ‘Në Francë, liria e blasfemisë është e lidhur me lirinë e ndërgjegjes’ ndërsa dje revista satirike ribotoi karikaturat e Profetit Muhamed.

‘Ne kurrë nuk do të ulim kokën. Nje gjyq nuk do të jetë kurre i mjaftueshëm për të shkruar këtë humbje kolektive, e cila do të mbetet në histori” – deklaroi redaktori i ‘Charlie Hebdo’

Zjarr Tv Ad