Parku fotovotaik i Karavastasë, Rama: Kemi 300 ditë me diell, të shfrytëzojmë këtë komponent për energjinë

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeminstri Edi Rama deklaroi se vendi ynë është i bekuar pasi kemi 95% burime enerigjitke të rinovueshme si asnjë vend tjetër në Evropë.

Sipas tij, komponenti i munguar në prodhimin e energjisë, dielli, është një potencial i jashtëzakonshëm.

Gjatë prezantimit të ankandit për ndërtimin e parkut fotovotaik të Karavastasë, kryeministri tha se kemi 300 ditë me diell dhe se ndërtimi i impiantit në kë zonë  mund të gjenerojë çerek milioni euro në vit duke shfrytëzuar prodhimin e energjisë.

Edi Rama: ”Jemi të bekuar me 95% të energjisë së rinovueshme, si pothuajse asnjë vend tjetër në Evropë, falë rezervave të mëdha hidrike. Ne jemi të vetëdijshëm që komponenti tjetër i munguar, pra dielli në prodhimin e energjisë, është një potencial të jashtëzakonshëm për ne. Për të siguruar një zhvillim të qëndrushëm, është urgjente sot që Shqipëria të diversifikojë dhe të investojë pikërisht në energjinë që prodhon dielli, e cila është në gjendje që të mbulojë 100 fishin e nevojave që ka sot globi. Ne kemi 300 ditë me diell në shumicën e territorit, dhe mesatarja e orëve me diell në Shqipëri është 2400 orë në vit. Në ultësirën perëndimore ku do të ndërtohet ky impiant, përfshirë dhe luginën e Karavastasë shkon në 2700 orë. Është vendi ideal dhe çdo hektar tokë aty mund të gjenerojë çerek milioni euro në vit, duke e shfrytëzuar për prodhimin energjie. Ky park, në përmasë është më i madhi në rajon por nga ana tjetër dua të shtoj se për ne nuk është fundi por është fillimi i një procesi ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve.”

Zjarr Tv Ad