Parku i Butrintit/ “T’ju rrojë Flamuri me damkën në lule të ballit”, Rama i vendosur: Do ta votojmë siç është ligjin, nuk mund të mbani asgjë peng!

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga foltorja e Kuvendit për çështjen e Parkut të Butrintit, ku është shprehur i vendosur se ligjin për Butrintin do ta votojnë siç është, ndërsa u tregua i  ashpër me kreun e PD Sali Berisha duke theksuar se nuk do të mund ta mbajë më peng vendin.

“Tani të flisni se fondi shqiptaro –amerikan do të grabisë Butrintit…e vetmja arsye për të dalë këtu është ti kërkojmë falje fondit dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar pa asnjë qëllim fitimi sepse i tillë është fondacioni shqiptaro amerikan dhe i tillë është legjislacioni amerikan dhe nisma që origjinën e ka qysh nga koha kur bëhej fjalë për liri demokraci. Granoff ja keni dhënë ju shtetësinë shqiptare dhe tani ta akuzoni si kusar , këtë mund ta bëni vetëm ju. të gjithë këtij, plani dhe fondit ju i merrni të keqen. Kjo e fut trashëgiminë tonë kulturore në një tjetër zonë. Flisni ju për këto gjëra…Siç pasnesër ju në stadium nuk duhet të shkelni…Tani të shihni një finale Europiane në stadiumin që e futët në listën e zezë dhe Kombëtaren e degdisën emigracion, Do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në teatrin e ri Kombëtar dhe të gjitha aleancat që krijoni ju mbajini me shëndet se nuk i duhen dreqit dhe sa më shumë të rrotulloheni aq më shumë zhyteni. T’ju rrojë Flamuri me damkën në lule të ballit se gjë tjetër këtij vendi nuk keni çfarë i jepni dhe çfarë i merrni. Ne do ta votojmë siç është ligjin për Butrintit dhe nuk mund të mbani asgjë peng. këtë deshët dhe këtë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad