Parlamentet e Vendeve të BE: Shqipëria progress

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të BE në përfundim të Takimit të Vienës, më 8-9 Prill 2009, bën thirrje për vijimin e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes një progresi të dukshëm dhe vijimit në hapat e tjerë të anëtarësimit për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

Gjithashtu drejtuesit e 28 parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së vlerësojnë rezultatet e arritura dhe nxisin vijimin e reformave në përmbushje të kriterit të anëtarësimit në BE. Duke iu referuar rritjes së prezencës së aktorëve të jashtëm në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë të veçantë e Kinës, ata i bënë thirrje BE “të vijojë të promovojë vlerat e veta dhe të mbrojë interesat e veta në Ballkanin Perëndimor, sikurse ky është një investim në paqe, demokraci dhe siguri”.

Konkluzionet e Presidencës:

“Kryetarët e Parlamenteve vlerësojnë nevojën për të mbajtuar çështjet e zgjerimit dhe të marrëdhënieve me vendet fqinje në axhendë dhe të garantojë një perspektivë të besueshme Europiane për Ballkanin Perëndimor, megjithë sfidat e brendshme brenda Bashkimit Europian. Ata bien dakord se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për stabilitetin e të gjithë kontinentit.

Duke marrë në konsideratë rritjen e influencës së aktorëve të jashtëm në rajon, është me rëndësi maksimale që Bashkimi Europian të vijojë të promovojë vlerat e veta dhe të mbrojë interesat e veta në Ballkanin Perëndimor, sikurse ky është një investim në paqe, demokraci dhe siguri.

Mbështetja popullore në Ballkanin Perëndimor për një orjentim pro-Europian mbahet më së miri përmes progresit të dukshëm në procesin e anëtarësimit.

Duke i mbajtur këta faktorë në vëmendje, Kryetarët e Parlamenteve ri-afirmojnë perspektivën pro-Europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Kryetarët ri-afirmojnë se procesi i zgjerimit duhet të bazohet në përmbushje të plotë të kriterit të anëtarësimit.

Duke njohur progresin e arritur tashmë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në vitet e fundit, Kryetarët i nxisin të vijojnë reformat”.

Zjarr Tv Ad