Parlamenti Europian 1 minutë heshtje për 45 shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti Europian ditën e sotme ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të cilët humbën jetën gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës në Bullgari.

Deputetët e PE-së nderuan viktimat e kësaj tragjedie, duke u ngritur në këmbë për të mbajtur një mutë heshtje pas thirrjes së bërë nga Presidenti David Sassoli.

“Me keqardhje të thellë morëm vesh aksidentin e tmerrshëm me autobusin që ndodhej në afërsi të Sofje, Bullgarisë, që shkaktoi humbjen e jetëve të 46 personave, përfshirë shumë fëmijë. Ne emër të Parlamentit Europian dhe timen personale, dëshiroj të dërgoj të gjithê solidaritetin tonë familjeve dhe miqve të qytetarëve tê Maqedonisë së Veriut. Ju bëj thirrje për një minutë heshtje“, tha ai.

Kujtojmë se 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën gjatë orëve të para të ditës së djeshme në Strumë të Bullgarisë pasi mjeti me të cilin ata po ktheheshin nga Turqia u përplas me bordurat e rrugës dhe më pas shpërtheu në flakë.

Zjarr Tv Ad