Parlamenti Evropian vendos që të mos ndryshohet më ora

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti Evropian dje ka vendosur që më të mos ndryshohet ora. Vendet e këtij kontinenti kanë kohë të vendosin se cilën orë duhet të mbajnë, atë dimërore ose atë verore deri në vitin 2021. Sipas direktivës, vendet që duan të mbajnë orën verore, duhet t’a bëjnë ndryshimin përfundimtar në mars të 2021-shit. Ndërsa ata që duan të mbajnë dimëroren, mund ta bëjnë këtë ndryshim në tetor 2021. Praktika daton që prej më shumë se një shekulli më parë në Perandorinë Gjermane, ku u shfrytëzua si mundësi për të kursyer energji elektrike.

Zjarr Tv Ad