Parlamenti grek sulmohet me bojë dhe bomba tymuese

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup i vogël prej 15 personash të maskuar sulmuan me bojë Parlamentin e Greqisë.

Incidenti ndodhi pas pak orës 14:00 sipas orës lokale, kur personat arritën që ti shpëtonin rojeve të sigurisë.

Ata hodhën topa me bojë të kuqe drejt godinës së Parlamentit dhe bomba tymuese. Më pas u larguan nëpër rrugët e sheshit “Sintagma” duke iu shmangur policisë.

Nuk janë ende të qarta arsyet e këtij sulmi.

 

Zjarr Tv Ad