Parlamenti “harron” të shqyrtojë dy projektligjet e LSI, Vasili: Është kthyer në një han pa porta, po e përdhosin përditë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar sot pasi Parlamenti nuk ka marrë ende në shqyrtim dy projektligjet e paraqitura më herët nga kjo forcë politike.

Vasili ka publikuar dhe disa dokumente në rrjete sociale që tregojnë se projektligjet e depozituara nga opozita, për uljen e çmimit të naftës dhe për ndryshimet e Kodit Penal lidhur me tubimet, janë bllokuar dhe nuk ka nisur shqyrtimi i tyre.

Ai shprehet se Parlamenti është kthyer në një han të vërtetë pa porta dhe se po e përdhosin përditë. Kjo pasi sipas tij ligjet e qeverisë edhe pse shkojnë më vonë në Parlament, ato miratohen shumë shpejt dhe pa asnjë pengesë.

Postimi i Vasilit:

Parlament alabakesh, eshte kthyer ne han rilindas!

Parlamenti ka rene mjerisht shume poshte ne nivelin e tij te fuksionimit.

Ai eshte kthyer ne nje han te vertete pa porta per rilindjen dhe ne nje bunker per opoziten.

I rrembyer nga rilindasit, Parlamenti po perdhoset perdite duke e trajtuar ate si nje prone ordinere rilindase.

Faktet flasinvete!

Kam paraqitur qe ne 9 Mars 2022 projektligjin per uljen e Çmimit te Naftes.

Apo projektligji per ndryshimin e Kodit Penal lidhur me Tubimet firmosur nga deputetet Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho depozituar qe ne 18 Mars 2022.I kane bllokuar qe te dy keto projektligje ne menyre banditeske dhe as qe ka filluar fare shqyrtimi i tyre. Shikoini vete Ligjet e Qeverise, qe megjithese vijne shume me vone ne Parlament, shqyrtohen dhe miratohen shume shpejt dhe pa asnje pengese.

Shihni per shembull Ligjin per Butrintin depozituar ne 7 Prill te 2022, apo Ligji per Marreveshjen e huase per shendetesine dhene nga Banka Boterore depozituar ne 19 maj 2022 te dyja tashme edhe te votuara ne Seance plenare.

Dhe kane fytyre flasin per Rregullore keta.

Keta qe e kane kthyer Parlamentin ne nje han te vertete rilindas.

Turp!!

P.S. Ja dokumentet

Zjarr Tv Ad