Ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një statusi në rrjetet sociale flet për punën e vazhdueshme dhe kontributin e “Parlamentit të Nxënësve”, i cili funksionon si një organ këshillimor pranë MASR me qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.
“Si ministri e fëmijëve dhe të rinjve, me themelimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Parlamentit të Nxënësve kemi çuar akoma më përpara interesin e përbashkët të nxënësve tanë”, shprehet Shahini.Duke nënvizuar se “për ne është shumë e rëndësishme të dëgjojmë e mësojmë direkt nga nxënësit”, Ministrja Shahini cilëson gjithashtu se Parlamenti i Nxënësve, “si një organ këshillimor pranë MASR, është një prej aleatëve tanë më të mirë për të adresuar çështje të ndryshme që janë plotësisht në funksion të përmirësimit të eksperiencës shkollore”.