“Parlamenti nuk është pronë e dikujt që…”, Tritan Shehu kërkon rivotim të Rezolutës për Srebrenicën: U shkel rregullorja!

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokrate Tritan Shehu ka kërkuar rivotim të rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë, pasi sipas tij votimi i seancës së kaluar ishte në kundërshtim me rregulloren. Ai ka ngritur dyshim edhe mbi mënyrën e votimit, duke kërkuar që votimi të kryhej elektronikisht.

“Rezoluta për Srebrenicën u votua në kundërshtim me rregulloren, votimi duhet të përsëritet. se hidhen në votim amendamentet pastaj teksti final. ne votuam në mënyrë absurde. Është në kundërshtim me rregulloren. Votimi në tërësi bazohet tek amendamentet. Duhet korrigjuar edhe mënyra e votimit që është në kundërshtim me rregullat ku duhet të merret vesh si ka votuar çdo deputet. ne vijojmë diskutimit pasi është votuar. për çfarë vijojnë? Ato duhet të jenë në shërbim të votimit.

Para votimit bëhet verifikimi i prezencës, kjo nuk ndodhi. Ndaj duhet votim elektronik. Kërkesa për mocion dhe rezoluta nuk kalon në Komisionin e jashtëm. Është në kundërshtim me rregulloren. Komisioni i jashtëm nuk e kuptoj pse futet se nuk ka asnjë tagër në këtë çështjes. Merrni iniciativën ti bashkojmë ose ti kalojmë një nga një në Kuvend.

Kemi javë të tëra që kemi sjellë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë. Është mbledhur konferenca e kryetarëve pa thirrur asnjë nga autorët, e asnjërës nga variantet, gjë që ka shkelur rregulloren. Ju kërkoj të rivendosni rregulloren. Nuk është Parlamenti pronë e dikujt që bën si të dojë që urdhëron nga vendi votohet kështu apo ashtu. jemi deputetë e jemi të gjithë njëlloj. Kryetare jeni vetëm ju”, tha ai.

Zjarr Tv Ad