Katër ditë pas votimeve të 30 Qershorit, me 85 vota Parlamenti rrëzoi dekretin e parë të Presidentit Ilir Meta për rishikimin e projektligjit të shërbimit përmbarimor gjyqësor privat.
Megjithatë mazhoranca nuk e kaloi testin e kartonave për votat që kërkohen për shkarkimin e Kreut të Shtetit, veprim për të cilin Kushtetuta përcakton 94 kartonë.
Në seancë, opozita e re kërkon largimin e Damian Gjiknurit nga posti i bashkëkryetarit të reformës zgjedhore, pas përfshirjes së tij në përgjimet e dosjes “184” në Dibër.
Gjithashtu, Ralf Gjoni, bëri fajtor Lulzim Bashën për pushtetin që ka marrë Edi Rama pas votimeve vendore.
Damian Gjiknuri është i gatshëm të largohet, jo për opoziten e re, por nësë një gjë të tillë ja kërkon PD me kushtin për të qënë pjesë e komisionit të reformës zgjedhore.
Reforma në drejtësi është kthyer në kalin e trojës së politikës, me akuza dhe kundërakuza në parlament.
Opozita e re mendon që PS-së dhe PD-së nuk ju intereson ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, ndërsa mazhoranca parlajmëron kundërpërgjigje për të gjithë kundërshtarët.
Të hënën pasdite mazhoranca do të kërkojë ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta me akuzën për shkelje të rëndë kuhtetuese pas anulimit të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit.