Lulzim Basha ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve të partisë në rrethe, vetëm një ditë pasi të gjithë deputetët i kërkuan dorëheqjen. Mësohet se edhe në nisje të takimit ai sërish nuk ka folur për dorëheqje, por ka përsëritur se është në dispozicion të zgjidhjes.
Kolegji i emëruar i Kryetarëve është i vetmi organ, që e ka mbrojtur Bashën duke i kërkuar të qëndrojë në detyrë, pasi të gjithë drejtuesit e tjerë, si dhe i gjithë Grupi Parlamentar pa përjashtim i kanë kërkuar të largohet nga drejtimi i partisë pas humbjes së turpshme të PD-së në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit ku kjo parti doli forcë e tretë, me vetëm 13% të votave.
Disa prej tyre mezi deklaruan se duhet larguar edhe Basha, edhe Sali Berisha. Kjo situatë qesharake ka sjellë edhe reagime.
Reagimi i Dedës:
“Këta kokat e politikës që thonë se duhet të largohen të dy, edhe Luli edhe Doktori, janë thjesht fansat e Lul bravës të maskuar si të virgjër,” shkruan aktori dhe politikani Julian Deda.