Parrulla në pallatin e Borchardt, Rama: Dhunë kriminale e pashembullt

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për parrullën e “Borchardt shame on you” ( “Borchardt të të vijë turp,) mbishkrim me të zezë shkruar në murin e pallatit ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchard, një ditë pas protestës së opozitës dhe reagimit të saj po mbrëmjen e djeshme.

Rama u shpreh se kjo është një dhunë kriminale e pashembullt.

Rama: Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE pas një deklarate të qartë që foli për organziatorët përgjegjës. Një pyetje duhet tja bëjmë të gjithë vetes? Jemi të vetëdijshëm se çfarë është kjo? Dhunë kriminale e pashembullt. Dikush ndjehet i përjashtuar totalisht nga rrjedha e zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore, vesh jelekun e verdhë, del në shanzelize ose tenton të shkojë deri në derën e asamblesë nacionale siç quhet Kuvendi i Francës dhe bën këtë. Është e papranueshme, e patolerueshme, por vjen nga dikush që ndjehet se ska zë, vizibilitet dhe ska asgjë për të humbur. Një grupim parlamentar që ka detyrimin kushtetues të përfaqësojë të tjerët, që del nga parlamenti dhe pastaj vjen natën para parlamentit me jelekun e verëdhë është fundi. Nuk ka ndërkombëtar që të ofrojë një paketë.Fakti që ka shumë më tepër kohë televizive, kohë mediatike që konsumohet për Sahit Dollapin dhe shantazimi i ambasadorit të OSBE nga element qartësisht me potencialë të lartë kriminal kalon si një flesh duhet të na bëjë të mendohemi e të reflektojmë.

 

Zjarr Tv Ad