Partia Agrare Ambientaliste çel siparin e hapjes së fushatës elektorale për Tiranën/Duka: Të largojmë nga timoni deshtakët pa patentë që po u vjedhin shpresën shqiptarëve

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PAA organizon Asamblenë për Qarkun Tiranë dhe njëherësh çel siparin e hapjes së fushatës elektorale për Tiranën.

Kryetari I kesaj partie Agron DUKA ndër te tjera u shpreh se sot më keq se kurrë fatet e shqiptarëve janë në udhekryq për shkak të oligarkëve politikanë dhe politikanëve oligark.Ai theksoi se duhet larguar timoni nga duart e deshtakeve pa patentë. Pjese e Partisë Agrare Ambientaliste i është edhe ish-ministri, Arben Malaj.Ai u shpreh se PAA ka një program për mbështetjen e bujqësisë.

PAA në mbeshtetje të gruas

Lidhja e Gruas Ambientaliste (LGA) me moton:“Së bashku për zgjidhje dhe jetë më të mirë”, në përmbushje të misionit,riorganizon strukturat me vajza dhe gra me ambicie pozitive, për ti dhënë vlerë të shtuar PAA!Gruaja forcë e madhe për zhvillimin e shoqërisë.Së bashku për një qëllim dhe mision në mbështetje dhe promovim të grave dhe vajzave!Ne pretendojmë të jemi parti parlamentare me fuqi negociuese në Parlamentin e ardhshëm, të drejtojmë Ministrinë e Bujqësisë për të përmbushur premtimet tona, të përfaqësojmë të gjelbrit europianë, si një nga partitë moderne.

Zjarr Tv Ad