Partia Demokratike e kreu para 12 vitësh njohjen e patentave në Itali/ Edi Rama e prishi me patentat e reja…

0
584
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga 15 gushti i 2009, patentat e Shqipërisë do të njihen edhe në Itali. Patenta e Shqipërisë, mund të konvertohen në patent italiane.” Ky lajm që mban datën 8 prill 2009 dhe është publikuar edhe nga Radio Vatikani në Itali, është një dëshmi e harruar në vite, që rikthehet pikërisht sot për të zbuluar dhe rrëzuar një mashtrim elektoral të Qeverisë Rama.

Themi një mashtrim elektoral të luajtur sot, pasi Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, njoftoi se më 18 Mars 2021, sapo firmosi me  Ambasadorin italian në Tiranë, Fabricio Bucci  në emër të dy qeverive Shqipëri – Itali, marrëveshjen e shumëpritur për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve, me qëllim konvertimi.”

Por, Endri Hasa, anëtar i Kryesisë së PD gjykon ndryshe bazuar mbi faktet:

“Historia e njohjes së patentave me Italinë është një histori dështimi 5-vjeçar i qeverisë së Edi Ramës, – thotë Hasa. – PD-ja mundësoi 12 vjet më parë njohjen e patentave shqiptare nga Italia, por ky proces i rëndësishëm u ndërpre gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Me nxjerrjen e patentave të reja në 2017-ës, shqiptarët e humbën të drejtën e fituar që në 2009-ën.

Qeveria e Edi Ramës e zvarriti vit pas viti, duke qenë e paaftë të jepte një zgjidhje të shpejtë për diçka kaq të rëndësishme. Mospërditësimi në kohë i marrëveshjes ekzistuese, krijoi probleme për emigrantët dhe shqiptarët që udhëtojnë në Itali.

Një qeveri që mashtron vit pas viti, siç bëri edhe me negociatat me BE-së dhe nuk do t’ia dijë për njerëzit, duhet larguar me votë. Interesat e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, mund t’i çojë përpara vetëm Kryeministri Lulzim Basha. Ai mund të rivendosë besimin me partnerët europianë dhe të hedhë hapa konkretë për anëtarësimin në BE, njësoj siç bëri me anëtarësimin në NATO dhe me heqjen e vizave për shqiptarët.

Është koha për ndryshim! Në 25 prill shqiptarët do të votojnë ndryshimin!”

Zjarr Tv Ad