Partia Demokratike ka denoncuar sot shkarkimin nga detyra të një drejtueseje në Ministrinë e Shëndetësisë nga ministrja Ogerta Manastirliu. Shkarkimi i Mirela Hasanajt thuhet se ka ndodhur pas një videoje, e cila i është dërguar Manastirliut, për Hasanajn – Drejtoreshën e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, por që nuk është bërë publike, ashtu si dhe motivi i shkarkimit. LEXO EDHE: Noterja: Arta Vorpsi bëri pagesën zyrtare, unë nuk zëvendësoj presidentin Ish-deputetja Albana Vokshi e bëri publik këtë largim drejtuesi të rëndësishëm dhe këtë mënyrë shkarkimi drejtuesish, nga ministrat e Qeverisë, me këtë shënim: “Para disa ditësh është larguar nga detyra, Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Hasanaj. Shkaku nuk bëhet i ditur. Njoftimi i shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë është ai më poshtë. Thuhet se largimi i saj lidhet me një video që i ka shkuar Ministres së Shëndetësisë, e cila i ka kërkuar më pas dorëheqjen. Pse ministrja Manastirlliu nuk bën publike videon? Pse nuk bën transparencë për largimin e drejtoreshës më të rëndësishme të cilës i kishte deleguar shumë kompetenca? Këtej prishin shtëpitë e ndërtuara me para djerse e gjaku, nga ana tjetër mbrojnë e mbulojnë shkelësit e ligjit dhe ekipin KÇK të shëndetësisë, ” përfundon reagimi i Vokshit.

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Podujevë ka ndodhur një vjedhje e rëndë. 148 pasaporta e 3 mijë e 900 euro janë grabitur në Qendrën e Pajisjeve me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve.

Institucioni që funksionon nën kompetenca të Ministrisë së Brendshme. Lidhur me rastin një person ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh.

Objekti i Qendrës për Pajisje me Dokumente dhe Qendra për Regjistrim të Automjeteve në Podujevë, janë thyer e vjedhur të shtunën e javës që kaloi. Nga aty janë vjedhur 148 pasaporta, ndërsa në pikën e shitjes së Postelekomit të Kosovës, të vendosur brenda objektit, janë vjedhur edhe 3900 euro si dhe mbushje telefonike.

Policia e Kosovës në Podujevë deklaroi për RTK-në se në lidhje me rastin një person është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa paraburgim prej 30 ditësh.

Ministria e Brendshme në përgjigje të shkruar, e konfirmoi vjedhjen e së shtunës. Ministria deklaroi se është marrë kasaforta me 148 pasaporta, raporton televizioni publik. Por, zyrtarë të kësaj ministrie deklaruan se janë marrë të gjitha masat parandaluese në rast se tentohet që pasaportat të keqpërdorën, duke u njoftuar të gjitha organet e nevojshme.

Ndërkohë, aplikuesit do të pajisen me pasaportat e tyre pa pagesë shtesë. Sigurimi i këtij objekti bëhej nga një kompani private e kontraktuar.

Zjarr Tv Ad