Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në qarkun e Shkodrës, po numërohen 9 kutitë e fundit në lidhje me subjektet politike. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, nga 411 kuti janë numëruar 402 kuti dhe deri më tani forcë e parë politike në këtë qark, është Partia Demokratike.
Të dhënat tregojnë se Partia Demokratike, kryeson me 46 217 vota ose 43.94 % të votave e ndjekur më pas me 28.40 % ose 29 877 vota për Partinë Socialiste dhe deri më tani LSI ka arritur që të grumbullojë 9.03 %.
Partia e Tom Doshit, PSD ka qenë dhe surpriza e këtyre zgjedhjeve ku deri më tani ka arritur që të grupojë 15.11 % të votave.