Partia Demokratike mbledh kryesinë në orën 19:00, ja çfarë do të vendoset

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ditën e sotme në orën 19:00 do të mbledhë Kryesinë e saj ku priten të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

“Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit”, thuhet në njoftimin drejtuar demokratëve nga sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Strukturat drejtuese të PD në Shkodër kanë propozuar Xhemal Bushatin kandidat për kryetar bashkie. Në Rrogozhinë është propozuar si kandidat më 6 mars, Ferdinand Saraçi, ndërsa në Durrës Luan Hoti. PD pritet t’i besoj Indrit Sefës bashkinë e Lushnjes, ndërsa për Vorën është propozuar Ymer Marku. Për bashkinë e Dibrës, strukturat e PD kanë propozuar si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit Luan Hakën. Kandidatët e propozuar nga baza do i nënshtrohen shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PD.

Zjarr Tv Ad