Partia Demokratike nxjerr pamjet: Momenti kur Xhaçka hipën në helikopterin e ushtrisë për fushatë

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot Partia Demokratike, ka publikuar pamjet ku Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka niset me helikopter në Dibër, për takime partiake.

Ish- deputetja Albana Vokshi, ka bërë publik denoncimin ku thotë se helikopteri, ka shkuar dhe ka ardhur brenda ditës dy herë në Dibër, për të bërë të mundur transportimin e Xhaçkës.

Gjithashtu, Vokshi ka paralajmëruar Xhaçkën, se do të japë llogari për kërtë dhe se nuk mund ta mbulojë gënjeshtrën, duke mohuar akuzën me një gënjeshtër të madhe.

48 orët e fundit qytetarët kanë ndjekur propagandën e shfrenuar të kryeministrit, i cili ka folur për gjithçka, por jo për shkeljen e rëndë të ligjit nga Ministrja e tij e Mbrojtjes.

Partia Demokratike publikoi pak ditë me parë pamje të mbërritjes së Olta Xhaçkës në Dibër me helikopterin ushtarak për një takim të Partisë Socialiste atje, ku është e deleguar.

Si reagoi Ministrja e Mbrojtjes? Fillimisht heshti, por kur presioni ynë dhe i publikut u rrit, ajo doli dhe mashtroi duke thënë se nuk e kishte përdorur helikopterin.

E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte. Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj.

Pas pak do të ndiqni një video, që publikohet sot për herë të parë. Është vetëm një nga provat që PD disponon dhe që fakton se Olta Xhaçka gënjeu shqiptarët. Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra.
(Ditën e premte, helikopteri ka ardhur për herë të dytë në Dibër, pasi Olta Xhaçka ka mbaruar takimet e partisë. Ndihmësja e saj e kabinetit shfaqet pranë helikopterit. Makina e zezë është e Ministres së Mbrojtjes. Ja ku është Olta Xhaçka që zbret nga makina, për t’u futur më helikopter).

Gjithçka është e qartë si drita e diellit. Ministrja Xhaçka ka gënjyer shqiptarët për të mbuluar shpërdorimin flagrant të detyrës prej saj, duke përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste.

Edi Rama nuk reagon për këtë akt flagrant, sepse vetë ndan të njëjtin moral. Në 1 vjetorin e tërmetit, fluturon me avion charter drejt Abu Dhabit, ndërkohë që mbi 11 mijë familjet e dëmtuara nga tërmeti  vuajnë pasojat e papërgjegjshmërisë së tij.

Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.

Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anticovid apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike. që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që  Kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në facebook.
Herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari. Bën mirë që gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më të madhe.

Zjarr Tv Ad