Partia e Lirisë: Autoriteti i Dosjeve nuk i ka dorëzuar kurrë Ilir Metës vendim. E di shumë mirë brendinë e dosjes e pasojat e saj, të sqarojë publikun kush është shtetasi I.M

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklaratë për mediat e Sekretares për Marrëdhënien me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka:

Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.

Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M

Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.

ASGJË NUK E NDAL REVOLUCIONIN ANTIKORRUPSION!

Zjarr Tv Ad