Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Partia e Lirisë ka reaguar pas vendimit të Rusisë për të aneksuar rajonet e pushtuara në Ukrainë.
Kryetari i PL-së, Ilir Meta në një mesazh në Twitter thekson se Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme me rezultatet të paracaktuara nga Rusia.
“Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës”, shkruan Meta.
Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme, me rezultate të paracaktuara, të organizuara nga Rusia në Ukrainë.
Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm, vjen në shkeje të ligjit ndërkombëtar, si dhe çdo parimi të sovranitetit dhe integritetit territorial. #StandwithUkraine”, shkruan Meta.