Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta ne nje konference per mediat akuzoi qeverine dhe kryeministrin Edi Rama, se ‘ka vënë në dispozicion’ të skemës kriminale per inceneratoret “edhe pronat publike të cilat janë lënë peng në banka’.
“Publikojme sot fakte te reja per skandalin e djegësave fiktive (inceneratoret).
Ne jo vetem do i shkojmë deri në fund, por që deri tani jeni njohur vetëm me majën e ajsbergut. Pasi pamë se si dhe fondet e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR që duhet të shkojnë në mbështetje të fermerëve dhe ato kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale, sot do tregojnë se si qeveria shqiptare, me kokën e gjithë kësaj afere që është kryeministri aktual Edi Rama, ka vënë në dispozicion të kësaj skeme të mirëorganizuar kriminale dhe pronat publike të cilat janë lënë peng në bankat e ndryshme këtu, për paratë që shkojnë përtej detit. Jo vetëm kaq por dhe më larg“, tha Meta.