Partia e Lirisë sulmon Baton Haxhiu, tha në emision se Meta i meriton akuzat si bashkëpunëtor i Sigurimit

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përmes një shënimi në profilin e tij sulmon gazetarin dhe botuesin Baton Haxhiu, duke e cilësuar atë si një përfaqësues të shërbimit sekret jugosllav (UDB) në debatet televizive.

“Edhe UDB me përfaqësues në debatet televizive të mbrëmjes për dosjet e ish-Sigurimit? Tamam “Ballkan i Hapur” me dosje të shqyera! Ha Ha Ha. VFLP”, shkruan Blushi.

Në emisionin “Opinion” ku Baton Haxhiu ishte i ftuar, u shpreh ndër të tjera: Ilir Meta meriton publikisht të përjetojë këtë gjë që po përjeton për arsye se vetë ka qenë prodhues i konspiracioneve të tilla për një kohë të gjatë dhe natyra e tij e politikanit reflekton që këto gjëra ndodhin.

Më herët, edhe zyrtarja tjetër e Partisë së Lirisë ka sulmuar Baton Haxhiun. Ndryshe nga Blushi, Silva Caka e ka etiketuar drejtpërdrejt analistin, me emër.

“Batoni nuk kishte dashur të shprehte inatin e tij në këto momente, por pasi pa gjithë dokumentet dhe nuk kishte çfarë të thoshte më, nxorri gjithë vrerin që ka mbledhur ndër vite… nxirre të keqen Baton, mos e mbaj brenda, se bëhesh jeshil nga vreri”, shkruan Caka.

Zjarr Tv Ad