Partia e Lirisë thirrje SPAK të nisë hetimet ndaj kryebashkiakut të Shijakut: Nuk u dridhet syri kur mashtrojnë, edhe kur vënë vulën e firmat e tyre

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet kryesisht ndaj kryetarit të bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, pas deklaratës së tij të bërë në media lidhur me djegien e mbetjeve.

Vasili në një deklaratë për mediat, theksoi se Arbana ka gënjyer në deklaratën e tij dhe se Bashkia që ai drejton ka paguar kompaninë e inceneratorit të Tiranës për mbetjet.

“Thirrja publike për këta mashtrues që shpërdorojnë taksat e qytetarëe i bëjmë thirrje dretjëisë që kryesisht të nisë hetimet për këtë mashtim puklik e të jetë ky mësim për këdo keryebashkiak apo nëpunës rilindas që do guxojë të gënjejë. Nuk do u ndahemi këmba- këmbës ditë për ditë për të nxjerrë sa mashtrues janë”, tha Vasili.

“Kurajoja prej mashtruesish profesionistë që nuk u dridhet syri kur mashtrojnë provohet sot në mënyrën më spektakolare.

Kryetar bashkie që thotë 4 herë që këtë gjë e bëjmë falas, dokumentet provojnë që jo s’e kanë bërë falas, por kanë lënë ka marrë zjarri dynjanë atje kanë paguar kokërr më kokërr kompaninë e famshme 29 euro tonin me vulë dhe me firma.

Këta dhe kur vënë vulën dhe firmat e tyre pacipësisht gënjejnë me idenë që nuk do demaskohen”, theksoi Vasili.

Zjarr Tv Ad