Partia e Renzit një problem serioz për qeverinë e re italiane

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Italia Viva”, Partia e sapo krijuar nga ish-kryeministri Matteo Renzi mund të jetë një problem serioz për qeverinë e re italiane të koalicionit 5 Yje- PD.

“Italia Viva” e cila i ka rrëmbyer Partisë Demokratike e Forza Italias rreth 46 parlamentarë; 26 deputetë e 15 senatorë mund të prishë ekuilibrin e mazhorancës në dy dhomat e parlamentit por dhe mund të imponoj qëndrimin e saj në temat e programit të qeverisë së re.

Zërat e korridoreve në Palazzo Chiggi, përcjellin preokupimin e kryeministrit Conte për mungesën e transparencës në operacionin politik të ndarjes nga Partia Demokratike të rrymës renziane. Kryeministri italian do të kishte preferuar që kjo të ndodhte para formimit të qeverisë. Fakt që do të linjëzonte një proces ndryshe në krijimin e ekzekutivit të ri.

Preokupimi për  të ardhmen e qeverisë italiane shfaqet dhe nga rezultatet e sondazheve politik. Sipas sondazhit të realizuar nga IPR marketing i Antonio Notos vetëm 2 ditë pas krijimit të Italia Viva, kjo forcë politike përkrahet nga 5% e elektoratit italian, ndërsa sipas sondazhit të Institutit IXE rreth 35% e italianëve mendojnë se krijimi i partisë së Renzit do të dobësoj qeverinë Conte 2.

Dhe pse Matteo Renzi në intervistat mediatike ka deklaruar se Partia e tij nuk do të sjell probleme për qeverinë, forcat aleate qeverisës nuk janë të qeta.

Tashmë në koalicion nuk bëjnë pjesë vetëm 5 Yjet e Partia Demokratike por dhe  “Italia Viva” . E janë tre lider politik; Zingaretti (PD), Di Maio (5 Yje) e Renzi (Italia Viva) që  kanë preferencat e tyre politike në programin qeverisës. Gur prove do të jetë aprovimi i reformës së pensioneve e ligji i bilancit.

Në fjalën e tij në ditën e votëbesimit ën parlament, kryeministri Giuseppe Conte premtoj shkurtimin e taksave për punonjësit si prioritet i parë i qeverisë së tij. Ndërsa për Matteo Renzin, gabimi i së majtës italiane është se sulmon të pasurit në vend që të luftoj kundër varfërisë.

Preokupim për këtë risi të re në panoramën e politikës italiane shfaqin dhe liderët e forcave të tjera politike. Krye i Lëvizjes 5 Yje Luigi Di Maio gjatë një takimi parlamentërt e tij u shpreh se gjatë nëj telefonate me Matteo Renzin i ka kërkuar të mos krijij tensione sic bënte dikur “Matteo tjetër” (Salvini).

Ndërsa lideri i Forza Italias, Silvio Berlusconi sjfaqet i qetë e në një dalje publik i ka uruar Matteo Renzit  sa më shumë fat në këtë projekt të ri politik.

Zjarr Tv Ad