Partia gjermane bën fushatë për daljen e Gjermanisë nga Bashkimi Europian

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në draft-manifestin e saj, kjo forcë politike kërkon një lëvizje të ngjashme me atë të Britanisë, nëse nuk plotësohen kërkesat e saj për disa reforma. Një prej masave të parashikuara në dokument përfshin shpërbërjen e Parlamentit Europian, i njëjti organizëm pjesë e të cilit AfD–ja synon të behet në muajin maj.

Ne i shohim shtetet-kombe si të vetmet që kanë kompetencën ekskluzive për të krijuar ligje, lexohet ne tekstin që fshikullon 751 anëtarët e privilegjuar, sipas tij, të legjislaturës aktuale europiane.

“Nëse blloku nuk i plotëson kërkesat e AfD-së brenda ‘një kornize të përshtatshme kohore’, atëherë Gjermania duhet të largohet”, thanë delegatet e kësaj partie në kongresin e saj, mbajtur në landin lindor të Saksonisë.

E themeluar në 2013-ten si parti euroskeptike që synonte largimin e Gjermanisë nga zona e euros, AfD-ja ka dalë gradualisht në mbrojtje te interesave anti-emigracionit dhe ato islamofobe, dhe pavarësisht skepticizmit qe rrethoi fillimisht, ka fituar shumë popullaritet duke arritur të kthehet në një parti të rëndësishme opozitare në Bundestag.

 

Zjarr Tv Ad