Partia “LIBRA” pa kryetar në zgjedhje

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia politike LIBRA do të jetë pjesë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, pavarësisht debateve për drejtuesin e saj. Sekretari organizativ i kësaj partie, Gjergj Prifti tha se LIBRA drejtohet nga një bërthamë individësh, duke nënvizuar se Endri Tafani që krijoi debat në KQZ nuk është kryetar i kësaj force politike.

Partia LIBRA nuk do të regjistrohet në zgjedhje as me emrin e ish- kryetarit Ben Blushi dhe as me Endri Tafanin.

Pas debateve në KQZ ku kjo parti u regjistrua në zgjedhjet vendore, sekretari oranizativ, Gjergji Prifti shprehet se LIBRA drejtohet nga një bërthamë organizative.

Gjergj Prifti: Pas dorëheqjes së kryetarit i cili për arsye ligjore dha dorëheqjen, drejtimin e partisë e mori bërthama që është organi më i lartë i partisë.U krijua një grup brenda bërthamës që do të procedojë me punën.Gjykata mori një vendim ku i dha të drejtë LIBRË-s, pra Tafani nuk është kryetar i LIBRA-s.

Prifti nuk përjashtoi mundësinë e krijimit të një koalicioni në votimet e 30 qershorit.

Gjergj Prifti: Padiskutim që LIBRA do të marrë pejsë në zgjedhje, LIBRA është një forcë politike e krijuar për të marrë pjesë në zgjedhje, për tu testuar nga populli shqiptar do apo jo ndryshimin në politikën 28-vjeçare që vazhdon të jetë në ato ritmet e vjetra.

Sa i përket debateve për kryetarin e kësaj force politike, Prifti shton se bërthama ka vendosur të zhvillojë zgjedhje pas procesit të zgjedhjeve vendore.

 

 

Zjarr Tv Ad