Partia opozitare maqedonase, gjashtë kërkesa qeverisë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia më e madhe opozitare në Maqedoni VMRO-DPMNE ka protestuar  sërish mbrëmjen e së mërkurës para qeverisë. Lideri Hristjan Mickovski, parashtroi 6 kërkesa. Ai kërkoi duel televiziv me kryeministrin Zoran Zaev, dorëheqjen e disa ministrave dhe ndërprerjen e procedurave për ndryshimet kushtetuese.

“E para, kërkojmë dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme për ministrat Nikolla Dimitrov dhe Oliver Spasovski. Të ndalohet iniciativa e Qeverisë për rritjen e tatimeve në Republikën e Maqedonisë dhe të përfundojë varfërimi i biznesit dhe i qytetarëve. Të vazhdojë projekti për gazifikim nga niveli qendror deri te komunat. Respektim të vullnetit të qartë të qytetarëve në referendum. Këto janë gjashtë kërkesat e para”

Kreu i VMRO-DMPNE-së akuzoi qeverinë e Zoran Zaev, se nuk po bën asgjë për të rinjtë e vendit të cilët po largohen, ndërsa theksoi se në këtë mënyrë nuk mund të shkohet në Europë.

Kjo është protesta e 3 e përjavshme e partisë më të madhe opozitare në Maqedoni. Protestat antiqeveritare vijnë pas arratisjes së Nikolla Gruevskit dhe dënimit të disa ish ministrave të VMRO-së për korrupsion.

 

Zjarr Tv Ad