Partia opozitare në Kosovë nuk pranon bashkëpunim me Serbët

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lista Serbe i ka ofruar bashkëpunim partive opozitare në Kosovë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Kjo mbështetje ka ardhur pas vendimit të ekzekutivit për vendosjen e taksës prej 10% për produktet e Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës, megjithatë partitë opozitare edhe pse kërkojnë zgjedhje të parakohshme, janë kundër rrëzimit të Qeverisë me votat e Listës Serbe.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës prej 10% për produktet nga Serbia e Bosnja ka bërë që Lista Serbe t’i ofrojë votat e deputetëve të saj për rrëzimin e Qeverisë. Megjithatë, subjektet opozitare edhe pse po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme janë kundër rrëzimit të Qeverisës me votat e Listës Serbe. Opozita thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, por sipas tyre, bashkëpunimi me Listën Serbe do të ishte i pakuptimtë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, tha për të përditshmen  “Zërin” se bashkëpunimi i kësaj partie me Listën Serbe për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” do të ishte i pakuptimtë.

“Nuk kemi biseduar për këtë çështje, por mendoj se bashkëpunimi me Listën Serbe nuk ka kuptim për shumë arsye. Arsyeja pse ata duan ta rrëzojnë Qeverinë nuk është arsye e vërtetë. Ne e përkrahim kryeministrin Haradinaj për taksën që ka vënë për prodhimet e Serbisë dhe mendojmë se masat duhet të ishin edhe më të ashpra që të mos lejohet hyrja e mallrave të Serbisë në Kosovë”, shtoi ai.

 

Zjarr Tv Ad