Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 6 prill, ku në rend të ditës do të jenë 4 pika. Në njoftimin e sekretarit të përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri thuhet se mbledhja e Asamblesë do të jetë online.
Në rendin e ditës do të miratohet dhe vendimi për thirrjen e Kongresit më 9 prill në Pallatin e Kongreseve.
Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:
1.Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
2.Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
3.Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
4 .Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.