Partia Socialiste zgjedh nesër delegatët e Kongresit, ja sa kandidatë janë në garë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza me një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, shkruan me 16 nëntor selia rozë do të zgjedhë delegatët e Kongresit.

Procesi për zgjedhjen e tyre do të nisë në orën 08:00-16:00, ku 103. 056 anëtarë të PS në gjithë vendin do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit.

Postimi i Alfred Pezës:

TI ZGJEDH!🗳

Më 16 Nëntor zgjedhim delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste🌹 #KrenarPS 🇦🇱🇪🇺Me cilësinë e sekretarit për Marrëdhëniet me Mediat në PS, kam kënaqësinë tju njoftoj se:

– Të shtunën e kësaj jave, nga ora 08.00- 16.00 plot 103. 056 anëtarë të PS në gjithë vendin, janë ftuar për të zgjedhur mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit, sipas parimit “një anëtar një votë”.

– Në këtë ditë të rëndësishëm për Partinë Socialiste, një vëmendje e posaçme i është kushtuar çështjes së barazisë gjinore, ku 698 kandidate ose 47% e totalit, janë #gra.

– Për herë të parë në këtë proces, në Njësinë Administrative Nr. 8 në Tiranë, do të aplikohen votimi elektronik nga 989 anëtarë partie dhe ai online, nga 100 anëtarë të tjerë.

– Janë marrë të gjithamasat organizative për realizimin me sukses të një procesi demokratik, transparent dhe me standardet më të larta zgjedhore.

– Nga hapja deri në përfundim të votimeve, në selinë qëndrore të PS në Tiranë, do të ketë komunikime të drejtpërdrejta me gazetarët, për të përcjellë me detaje dhe në kohë reale, të gjitha të dhënat e nevojshme rreth këtij procesi.

Faleminderit!

Zjarr Tv Ad