Partisë Socialiste i ikën një tjetër mandat, LSI ‘hap lojën’ për Durrësin

0
243
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë një mandat deputeti në Qarkun e Durrësit, duke e çuar në 6 numrin e mandateve të kësaj partie.

Në këtë mënyrë, numri i mandateve të Partisë Socialiste zbret në 72.

Në 481 kuti, janë numëruar 314 prej tyre ku LSI ka marrë 6332 vota deri më tani. Nëse ky rezultat do të thellohet, atëherë mandati i deputetit është i sigurt.

PS vijon të jetë forcë e parë me një diferencë votash krahasuar me PD, ku deri më tani ka arritur që të marrë 49.82 % të votave, për t’u ndjekur nga PD me 41.60 %. Thënë ndryshe e përkthyer në mandate ndarja është PS 7, PD 6 dhe LSI 1.

Kujtojmë se procesi i numërimit në Durrës nisi me 6 orë vonesë për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesve.

Zjarr Tv Ad