Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Skuadra e Partizanit ishte një nga ekipet shqiptare që do të merrte pjesë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Kryeqytetasit zhvilluan një minifazë përgatitore por eleminimi që në turin e parë nga Saburtalo ka bërë që klubi të filloj të mendojë për Superioren. Sipas asaj që raporton vetë klubi, Partizani do të nis përgatitjet për sezonin e ri, ekipi zbret të premten në fushë.
Pas disa ditëve pushim skuadra do të rinis përgatitjet në kuadër të edicionit të ri futbollistik 2022-2023. Seanca e nesërme stërvitore është programuar të zhvillohet në orën 19:00.
Nën drejtimin e trainerit Dritan Mehmeti dhe stafit teknik lojtarët do të jenë të gjithë prezent në ️ “Kompleksin Sportiv Partizani”.