Partizani ka barazuar në miqësoren me skuadrën turke

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partizani ka barazuar me rezultatin 1-1 në miqësoren e zhvilluar në Antalia ndaj turqve të Sivasporit. Sivaspori arriti të barazonte shifrat në minutën e 67-të me anë të Torje, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e parë, trajneri Skënder Gega i besoi formacionit titullar që kishte përdorur më së shumti në kampionat, teksa nuk munguan zëvendësimet e shumta në pjesën e dytë, ku spikat aktivizimi i Hysenit, që iu bashkua së fundmi Partizanit, pas aventurës pozitive me Flamurtarin. Pas dy ditësh Partizani do të luajë sërish miqësore, këtë herë ndaj Antaliasporit, ndërsa më 14 janar do të sfidojë Dinamon e Zagrebit.

 

 

 

Zjarr Tv Ad